Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave me postë nga diaspora për zgjedhjet e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë.
Nga gjithsej 3 vendvotime të numëruara, kandidatët kanë marrë këto rezultate:
Sylejman Meholli (Lëvizja Vetëvendosje!) – 231 vota, përkatësisht 37.68%
Ferit Idrizi (Partia Demokratike e Kosovës – PDK) – 185 vota, 30.18%
Xhafer Tahiri (Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK) – 175 vota, 28.55%
Xhevahire Izmaku (Nisma Socialdemokrate) – 15 vota, 2.45%
Mensut Ademi (AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) – 5 vota, 0.82%
Shaban Miftari – 2 vota, 0.33%
Rezultatet e diasporës tregojnë një përparësi të dukshme për kandidatin e Vetëvendosjes, Sylejman Meholli, i cili ka marrë numrin më të madh të votave jashtë vendit. Pas tij renditet aktuali Ferit Idrizi nga PDK, ndërsa në vendin e tretë është Xhafer Tahiri i LDK-së.