Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Votat e diasporës, 28 vota diferenca mes Totajt e Abrashit që shkuan në balotazh

Votat e diasporës, 28 vota diferenca mes Totajt e Abrashit që shkuan në balotazh

Artan Abrashi, kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, ka marrë 594 vota me postë (33.30%).

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ai ka vetëm 28 vota më shumë sesa kundërkandidati i tij nga PDK-ja, kryetari aktual i Komunës, Shaqir Totaj, i cili ka marrë 566 vota (31.73%).

Driton Selmanaj i LDK-së ka marrë 203 vota (11.38%).

Totaj dhe Abrashi do të garojnë për kryetar të Prizrenit në një rund të dytë votimi më 9 nëntor.