Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se do të vazhdojë “rrugëtimin drejt ndryshimit” në bashkëpunim me kandidaten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Vildane Latifi.
Përmes një postimi në Facebook, Prebreza ka bërë të ditur këtë koalicion pas-zgjedhor, duke ndarë edhe një fotografi të përbashkët me Latifin.
“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.