Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > LDK prin në votat e diasporës në Rahovec, Burim Krasniqi i pari me 34.92%

LDK prin në votat e diasporës në Rahovec, Burim Krasniqi i pari me 34.92%

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave të ardhura nga diaspora për zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor. Ndërkohë, numërimi i votave jashtë vendit për komunën e Rahovecit ka përfunduar plotësisht.

Sipas rezultateve të publikuara, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Burim Krasniqi, ka dalë i pari me 34.92% të votave të diasporës, duke lënë pas kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, i cili ka marrë 30.48%.

Në vendin e tretë është renditur Ali Dula me 25.24%, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Edon Cana, ka marrë 9.35% të votave.

Numërimi i votave të diasporës pritet të vazhdojë për komunat tjera në ditët në vijim.