Një 19-vjeçar nga Kosova ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën e kaluar në “Brennerstaatsstraße” në Blumau në Tirolin Jugor, ndërsa mediat italiane kanë shkruar se i riu vdiq në një spital në Bolzano.
Mediat italiane kanë shkruar se në këtë aksident janë lënduar edhe pesë persona të tjerë, të cilët po trajtohen po në Bolzano dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
Sipas policisë italiane, deri tek aksidenti erdhi pasi një automjet ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur, ndoshta për shkak të ngricave në rrugë. /TV Arbëria