Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, iu bashkua sot qindra vrapuesve në Maratonën e Tiranës 2025, duke përçuar një mesazh të fortë për rëndësinë e aktivitetit fizik dhe jetesës së shëndetshme.
Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje sportive të përmasave ndërkombëtare u prit me entuziazëm nga qytetarët dhe sportistët, ndërsa Haradinaj theksoi nevojën që shëndeti dhe sporti të jenë prioritet në agjendat shoqërore dhe edukative.