Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Fajësimi i padrejtë i Avdullah Hotit nga Ali Ahmeti në mbrojte të Hashim Thaçit,  sipas pseudotezave të Enver Hoxhajt

Fajësimi i padrejtë i Avdullah Hotit nga Ali Ahmeti në mbrojte të Hashim Thaçit,  sipas pseudotezave të Enver Hoxhajt

Shkruan: Afrim Kasolli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pa dyshim se është njëra prej figurave kryesore të kauzës kombëtare. Kontributi i tij në funksion të avancimit të interesave të shqiptarëve nuk mund të mohohet. Por jo çdo pohim i tij është i qëndrueshëm. Për më tepër në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, lideri i BDI- me deklarime, sikur ai dje në sheshin Skënderbe, mund t’i kontribuojë fajësimit të tërthortë dhe të panevojshëm të një figure politike si ish-kryeministri Avdullah Hoti. Gjatë fjalimit të tij në mbrojtje të krerëve të UCK-së, që po mbahen peng padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë, në me të kryeqytetit shqiptar, Ali Ahmeti, ndër të tjera ka shtuar, se Prokuroria Speciale e Hagës e kishte ngritur aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, kur ai po shkonte në Uashington për ta nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë. Kjo “marrëveshje do të ishte përfundim i hasmërisë shekullore me Serbinë, pa ndarje dhe shkëmbim të territoreve” pohoi Ali Ahmeti.

Këtu duhet cekur se është fjala për Marrëveshjen e Uashingtonit që u nënshkrua më vonë nga ish kryeministri Avdullah Hoti si dhe presidenti serb,  Aleksandër Vuçiq, në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin atëbotë të të dërguarit special të Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi, Richar Grenell. Dakordimin për këtë marrëveshje e kam mbrojtur në vazhdimësi. Përmbajtja e saj është e njohur nga të gjithë. Aty mungon njohja reciproke nga Serbia për Kosovën, përfundim ky i cili është projektuar si qëllim final edhe i dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli më qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.  Qëllim ky, që ende nuk duket në horizont. Madje as në Marrëveshjen bazë të Brukselit si dhe në Aneksin e zbatimit në Ohër, përkundër pretendimeve të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, marrëveshje kjo po ashtu që ishte mbështetur edhe nga Ali Ahmeti, edhe me prezencën e tij në qytetin e Ohrit.

Sidoqoftë, konstatimi se njohja nga Serbia nuk erdhi për shkak të mungesës së Hashim Thacit në Uashington e implikon më një akuzë të rëndë pwr Avdullah Hotin, ngase ky i fundit hoqi dorë dhe nuk u tregua sa duhet këmbëngulës deri nw fund në funksion të këtij objektivi madhor. Hashim Thaçi mund të mbrohet për shkak të padrejtësisë që po i bëhet atij dhe shokëve të tij në mënyra tjera. Por jo më pretendime të paqena. Sepse ajo që e ka nënshkruar Avdullah Hoti, nuk dallon thuajse sa i përket kësaj teme asgjë nga ajo që do ta nënshkruante Hashim Thaçi. I vetmi ndryshim që ka mundur të jetë, është ai lidhur me skenarin për mbylljen e Gjykatës Speciale në Hagë, ku ndjekja penale për ata që po akuzoheshin do të kryhej nga vendet respektive. Çdo pretendim për krime nga shqiptarët do të ndiqej në Kosovë, kurse për ato serbe në Serbi.

Negocimin e kësaj pike e ka pranuar edhe vetë Richard Grenell në një intervistë të mëhershme, por që i njëjti e pranon ky pajtim e nxiti Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe Prokurorin Jack Smith, ta shqiptonte aktakuzën me qëllim që t’i minonte këto përpjekje. Pra, ky komplet erdhi nga brenda SHBA-ve, sepse askush tjetër nuk do ta kishte atë guxim që t’i sabotonte përpjekjet diplomatike të presidentit Trump. Natyrisht, anulimi i kësaj gjykate do të ishte një fitore e madhe për shtetin  e Kosovës, por Abvdullah Hoti nuk kishte ç’të bënte asgjë më shumë sepse ajo ishte vendosur shumë larg nga Kosova. Prandaj edhe kjo pikë nuk u përfshi në Marrëveshjen e shtatorit të vitit 2020.

Ndërkohë, pandehma se Avudllah Hoti hoqi dorë nga njohja reciproke nuk është asgjë tjetër vetëm se një mashtrim për nevojat e brendshme politike. Ndër të parët që e kishte amplifikuar këtë pseudotezë, ishte ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj. I pushtuar nga marazi për rolin e tij të papërfillshëm në marrëveshjen më të mirë të mundshme të nënshkruar deri më tani nga Kosova në procesin e dialogut me Serbinë, nën drejtimin e Avduallah Hotit, zyrtari i PDK—së e akuzonte delegacionin e Kosovës se nga mungesa e insistimit ndikoi që të Kosova të mos e siguroi njohjen nga Serbia

Megjithatë, nuk i takon një lideri si Ali Ahemeti të ushqehet qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme me dokra të tilla propagandistike të prodhuara nga frustrimet e brendshme politike në Kosovë. /TV Arbëria