Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Endrit Thaçi flet nga Tirana: I falendëroj të gjithë që morën pjesë dhe Edi Ramën për përkrahjen e protestës

Endrit Thaçi flet nga Tirana: I falendëroj të gjithë që morën pjesë dhe Edi Ramën për përkrahjen e protestës

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka folur për mediat gjatë pjesëmarrjes në protestën e sotme në Tiranë në kërkim të drejtësisë për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai ka falendëruar të gjithë për pjesëmarrjen dhe gjithashtu edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që ka përkrahur protestën e sotme.

“I falendëroj të gjithë për pjesëmarrjen, falendëroj z.Rama për përkrahjen e protestës dhe z. Balla që është angazhu dhe ka dhënë përkrahje maksimale për protestën”, ka thënë Endrit Thaçi.

Protesta e sotme në Tiranë ka filluar në orën 17:00 dhe ka përfunduar në orën 18:00.