Është përmbyllur protesta në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat u mblodhën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Protesta u shoqërua me fjalime solidarizuese dhe thirrje për lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në skenë performuan edhe artistë të njohur si Shkurte Fejza dhe Arif Vladi, me këngë kushtuar luftës për çlirim.
Tubimi zgjati rreth një orë dhe kaloi pa incidente. Organizatorët paralajmëruan se protesta të ngjashme mund të mbahen së shpejti edhe në Shkup, në përkrahje të UÇK-së dhe kërkesës për drejtësi.