Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vonesa në përfitimin e paketës së BE-së dëmton rëndë ekonominë e Kosovës, paralajmëron ekonomisti

Vonesa në përfitimin e paketës së BE-së dëmton rëndë ekonominë e Kosovës, paralajmëron ekonomisti

Ndalesat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë filluar që nga gjysma e vitit 2023, kur Kosova ndërpreu bisedimet e përshatshme me Serbinë, ndërsa qeverisja në pushtet deri më vitin 2024 nuk ishte e përqendruar në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Sipas ekonomistit Adem Qorolli, këto ndalesa, ai tha për Arbëria TV se kanë tejkaluar vlerën mbi 1 miliard euro, duke përbërë më shumë se 40% humbje për Kosovën.

Qorolli thekson se ndarja e Bashkimit Evropian për pagesat në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova nuk është përfshirë fare në listën e vendeve përfitues, dëmton rëndë imazhin dhe pozicionin e Kosovës si shtet i besueshëm dhe i sigurt për BE-në.

“Kosova po dëmtohet në rritjen e qëllimeve si shtet i sigurt për BE-në dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë, përveç humbjes së buxhetit, do të penalizohet edhe në procesin e liberalizimit të vizave,” paralajmëron ekonomisti.

Ai shton se mungesa e financimeve po ndikon në humbjen e projekteve madhore, duke përfshirë autostradat, ekologjinë, shëndetësinë dhe teknologjinë në institucionet publike si ministritë dhe spitalet.

“Kosova po humb konkurrueshmërinë në tregun e BE-së dhe po kthehet nga një shtet prodhues në një shtet konsumues, ku nuk ka më projekte biznesore apo institucionale që vijnë nga BE-ja,” përfundon Qorolli.