Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ali Ahmeti: Tetova nuk duhet të poshtërohet, t’i dalim zot vlerave kombëtare

Ali Ahmeti: Tetova nuk duhet të poshtërohet, t’i dalim zot vlerave kombëtare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dhënë një mesazh të fuqishëm gjatë një tubimi elektoral në Tetovë, duke theksuar se kjo qytet nuk duhet të poshtërohet dhe se ka një histori të ndërtuar mbi sakrificën dhe krenarinë kombëtare.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Ahmeti kujtoi figurat e rëndësishme të historisë shqiptare, si Mehmet Gega, Abdylselam Emini, Mujdin Aliu dhe Isa Lika, duke theksuar kontributin e tyre në ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit shqiptar.

“Nuk mund të lejohet të poshtërohet Tetova. Tetova e Abdylselam Eminit, për gjakun që dha për universitetin, për shqiptarët që nuk u përkulën… Krenaria kombëtare e mbajtën ata çeleshebardhët,” tha Ahmeti, duke i bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë dhe të mbrojnë vlerat për të cilat u sakrifikuan brezat e mëparshëm.

Ahmeti theksoi se gjaku i dëshmorëve nuk duhet të harrohet dhe se angazhimi i brezave të rinj është i domosdoshëm për ta çuar përpara këtë trashëgimi.