Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi ka deklaruar për “Front Online” se AAK është pjesë e Kuvendit si rezultat i kontributit të Limajt.
Sipas saj, deklaratat e Haradinajt janë interminore.
“E shoh si jo korrekte në raport me NISMA dhe Fatmir Limajn, Dautin për mua këto deklarata të tij janë interminore dhe si rezultat i Fatmir Limaj, AAK është në Kuvend dhe duhet të kenë shumë kujdes në këso deklarata. AAK është pjesë e Kuvendit si rezultat i votave të NISMA dhe kontributit të Fatmir Limajt”, u shpreh Krasniqi.