Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Barcelona interesohet për Fisnik Asllanin

Barcelona interesohet për Fisnik Asllanin

Gjiganti spanjoll dhe evropian, Barcelona ka hedhur sytë kah talenti i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani.

Sipas gazetarit të njohur të “Sky Sports DE”, Florian Plettenberg, katalanasit po monitorojnë me kujdes situatën e sulmuesit 23-vjeçar, që aktualisht djersitë fanellën e Hoffenheimit në Bundesliga.

“Asllani ka një klauzolë lirimi të përcaktuar për verën e ardhshme, për të cilën Barcelona është e informuar”, ka shkruar Plettenberg në “X”.

Sipas raportimit të tij, një transferim drejt një klubi të madh evropian është plotësisht i planifikuar, me pritshmëri që ekipi i ardhshëm i yllit dardan të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.

Vetë Asllani ka pranuar publikisht se Barcelona është destinacioni i ëndrrave të tij.

“Klubi im i ëndrravë ka qenë gjithmonë Barcelona – gjithmonë kam dashur të luaj atje”, ka deklaruar ai për “Sport Bild” disa ditë më parë.

Asllani ishte hero i Kosovës në ndeshjen ndaj Suedisë të hënën, duke shënuar golin e vetëm në fitoren në Goteborg.

Në përgjithësi këtë sezon, Asllani ka gjashtë gola e dy asistime, me klub dhe kombëtare