Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Malavit, Prof. Arthur Peter Mutharika, me rastin e marrjes së detyrës së tij si udhëheqës i vendit afrikan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani i ka dëshiruar suksese në udhëheqjen e Malavit drejt zhvillimit dhe prosperitetit të mëtejshëm.
Në mesazhin e saj, Presidentja theksoi edhe përkushtimin e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Malavin dhe për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë.
“Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Malavin dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët,” ka deklaruar Osmani.