Platforma “Liria ka emër”, së bashku me Nasim Haradinajn, shoqërinë civile, motoristët shqiptarë dhe miq nga nacionalitete të ndryshme, po organizon një marsh drejt Hagës dhe Brukselit.
“Ky marsh nuk është vetëm një udhëtim; është zëri i lirisë, simbol i unitetit dhe një mesazh i fuqishëm drejt drejtësisë dhe dinjitetit kombëtar.
Sa më atraktiv në pamje, aq më i fuqishëm në qëllim – një marsh unik për shtetet europiane dhe për çdo zemër shqiptari që e ndien Kosovën!”, thuhet në njoftimin e platformës.
