Operacioni i kërkimit për personin e raportuar të zhdukur, Sh.I nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës, është përmbyllur me sukses.
Sipas njoftimit nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, personi është gjetur shëndosh e mirë, pas një angazhimi të koordinuar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, Policisë Rajonale të Gjilanit, Qendrës së Situatave dhe qytetarëve vullnetarë.
“Personi është gjetur shëndosh e mirë pas angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit në bashkëpunim me Policinë Rajonale të Gjilanit, Qendrën e Situatave dhe qytetarët vullnetarë”, thuhet në komunikatë.
Shoqata falënderoi të gjitha strukturat e përfshira si dhe komunitetin lokal për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë të gjithë procesit të kërkimit.
“Falënderojmë të gjitha strukturat e përfshira dhe komunitetin lokal për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë operacionit”, thuhet më tej në njoftim.