Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Eksperti i sigurisë Hysen Gecaj paralajmëron: Rëndësi ka që zgjedhjet të mos shkaktojnë pasoja në sigurinë e Kosovës

Eksperti i sigurisë Hysen Gecaj paralajmëron: Rëndësi ka që zgjedhjet të mos shkaktojnë pasoja në sigurinë e Kosovës

Në emisionin “ARB Debat” në Arberia TV, Hysen Gecaj, njohës i çështjeve të sigurisë dhe politike, komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se trendi i lobimeve për interesa personale është i zakonshëm në politikën pasluftësore.

“Pak a shumë kështu kanë shkuar, ku secili ka lobuar për veti, ku secili ka folur për veti në çdo moment, nuk ka pasur rëndësi momenti aspak,” tha Gecaj, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së paqes gjatë procesit zgjedhor.

Ai shtoi se “është mirë kur mbahen zgjedhjet të mos ketë incidente të cilat mund të kenë një efektë qoftë mes partive politike, por edhe vetë popullata ka qëndrime të ndryshme në raport me politikën dhe simpati të ndryshme ndaj politikanëve.”

Gecaj vlerësoi gjithashtu se “është e drejtë legjitime që një politikan të lobojë për kandidatin e vet,” por theksoi se rëndësi ka që “epilogu përfundimtar të jetë një përfitim i mirë dhe i dobishëm për shtetin e Kosovës.”

Ai kujtoi sfidat e periudhës pas luftës: “Menjëherë pas luftës, na kemi qenë një shtet i pakonsilidum, i pa shpallur, i pa themeluar ende, edhe strukturat politike në atë kohë kanë pësuar për veti, kanë qenë foshnjorë dhe është e natyrshme që atëherë ka edhe gabime të shumta.”

Gjatë diskutimit, Gecaj theksoi se situata politike duhet të menaxhohet me maturi për të shmangur pasoja negative në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit të vendit.