Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, ish-kryeministri shqiptar ka përcjellë një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për Zotin, familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite.
“Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia, që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time” shkruan Berisha në mesazhin e tij.