Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy policë të Rahovecit pezullohen nga detyra – dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Dy policë të Rahovecit pezullohen nga detyra – dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar pezullimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Rahovec, që veprojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sipas njoftimit të IPK-së, rekomandimi për suspendim është bërë mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se zyrtarët në fjalë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetimet për këtë rast po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve i IPK-së, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe veprimeve të mundshme të kundërligjshme.

Suspendimi i përkohshëm është ndërmarrë me qëllim të mosndikimit në procesin hetimor, si dhe për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e hetimeve në vazhdim.

IPK nuk ka bërë të ditur identitetin e zyrtarëve të përfshirë, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.