Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > PDK prin në Mitrovicën e Jugut për asamblenë komunale – Arian Tahiri me më shumë se 1,100 vota

PDK prin në Mitrovicën e Jugut për asamblenë komunale – Arian Tahiri me më shumë se 1,100 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve preliminare për kandidatët për asamble komunale në të gjitha komunat e Kosovës.

Në komunën e Mitrovicës së Jugut, ku deri tani janë numëruar 8,57% e votave, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, që është edhe bartës i listës, kryeson me 1,126 vota.

Pas Tahirit, në listën e PDK-së renditet Fisnik Suma me 88 vota të fituara deri në këtë fazë të numërimit.

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kandidati më i votuar deri më tani është Armend Begu me 569 vota, ndërsa Erseka Barani ndjek me 44 vota.

Rezultatet janë ende preliminare dhe do të përditësohen në vazhdimësi në faqen zyrtare të KQZ-së, ku qytetarët mund të ndjekin në kohë reale ecurinë e numërimit në të gjitha komunat e vendit.