Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të enjten pritet të ketë më shumë diell, në fundjavë shi

Të enjten pritet të ketë më shumë diell, në fundjavë shi

Meteorologu Mendim Rugova prezantoi sot në në T7 trendin dhjetëditor të motit të pritet të mbajë në vend.

Tha se “gjatë ditëve të ardhshme, mbeten vranësira dhe intervale me diell”.

“Sa do të ketë vranësira, sa intervale me diell ose kthjellime gjatë orëve të natës”.

Mendim Rugova tha se “temperaturat po mbeten diku 14°C deri në 16°C” dhe se “nuk ka ndonjë lëvizje të madhe”.

“Deri në 6°C-7°C janë minimalet, që pak a shumë po ecin rreth vlerave normale”.

Ditën e enjtë, ai paralajmëroi se “po pritet të ketë më shumë intervale me diell”.

“E mandej prej ditës së premte e duke shkuar kah vikendi, ka gjasa të ketë më shumë të reshura dhe më shpesh ndoshta”.

Prej të hanës, ai tha se pritet “ende mot i ndryshueshëm”.