Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pas fitores, Bulliqi poston foto me Kurtin: Besimi juaj do të kthehet në më shumë punë dhe projekte

Pas fitores, Bulliqi poston foto me Kurtin: Besimi juaj do të kthehet në më shumë punë dhe projekte

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar fitoren si të përbashkët.

Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen e familjes, miqve dhe çdo votuesi, duke premtuar vazhdim të qeverisjes së mirë dhe realizim të më shumë projekteve për komunën.

“Ju siguroj se ky besim do të kthehet në edhe më shumë punë, projekte dhe të arritura për komunën tonë”, tha Bulliqi.