Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar sot në Lubjanë me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi se takimi ishte i përzemërt dhe miqësor, duke vënë në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.
“Një diskutim si gjithnjë i përzemërt me miken e Kosovës, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar në Lubjanë. Mirënjohja e popullit të Kosovës është e thellë për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, shkroi Osmani.