Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka njoftuar se do të mbajë nesër një konferencë për media.
Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të zhvillohet në zyrat e OVL UÇK-së dhe pritet të fillojë në orën 14:00.
Ende nuk janë bërë të ditura temat që do të trajtohen, por organizata ka paralajmëruar se do të adresojë çështje me rëndësi për publikun.