Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës, policia nis hetimet

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës, policia nis hetimet

Tre raste të fotografimit të votës kanë ndodhur deri më tani në Prishtinë, Podujevë, dhe një në Drenas.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet.Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti.