Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Daut Haradinaj: Ndjenjë e veçantë të votoj për herë të parë një shqiptar për kryetar të Graçanicës

Daut Haradinaj: Ndjenjë e veçantë të votoj për herë të parë një shqiptar për kryetar të Graçanicës

Deputeti dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë sot një postim emocional në rrjetet sociale, duke ndarë përvojën e tij në ditën e zgjedhjeve. Ai theksoi ndjesinë e veçantë që ndjeu duke votuar për herë të parë një kandidat shqiptar për kryetar të komunës së Graçanicës – një komunë me shumicë serbe, por me një prani të konsiderueshme shqiptare.

“Ndjenjë e veçantë ta votoj për herë të parë një kandidat shqiptar për kryetar të Graçanicës,” ka shkruar Haradinaj, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos e lënë pas dore të drejtën e votës.

“Një lutje miqësore për të gjithë: shfrytëzojeni të drejtën e votës! Dilni e votoni!”