Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se sot ka përmbushur obligimin e tij qytetar duke votuar në zgjedhjet që po mbahen në vend.
“EDHE UNË e kreva sot obligimin qytetar për të votuar. Demokracia është pjesëmarrje dhe qytetarët duhet të jenë përherë TË LIRË dhe të pa penguar të shprehin vullnetin e tyre, fjalët dhe mendimet e tyre, konceptet e tyre, gjëra të nënkuptueshme për një shoqëri të hapur e demokratike, me synimet tona drejt integrimeve në familjen e madhe euro-atlantike, ku e kemi vendin. Uroj dhe dëshiroj që të zgjidhen më të mirët!”, shkruan Fazliu.