Kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka hedhur votën e tij.
Së bashku me familjen e tij, Ramosaj votoi në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit”në Deçan, transmeton Klankosova.tv.
Para mediave, Ramosaj tha se pret proces të rregullt zgjedhor.
“Pres proces të rregullt zgjedhor, një dalje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje se përcaktojnë fatin e këtij qyteti edhe për katër vitet e ardhshme”, tha ai.