Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është nisur drejt kutive të votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
“Gjithë qytetarët e komunave të Kosovës kanë një shans për të vlerësuar punën dhe angazhimin e atyre që kanë qenë dhe për të përmirësuar jetën. Dua sonte që kur kandidatët fitues të shpallin fitoren, shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët”, tha Limaj