Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Fatos Klosi: UÇK-ja na dha mundësinë të kontribuojmë si luftëtarë për atdheun

Fatos Klosi: UÇK-ja na dha mundësinë të kontribuojmë si luftëtarë për atdheun

Fatos Klosi, ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shtetit, në një intervistë në “Arb Debat” në TV Arbëria, ka thënë detaje të padëgjuara më parë për veprimtarinë e SHIK-ut dhe UÇK-së.

Ish-shefi i SHISH: UÇK-ja na e dha rastin të jemi luftëtarë për atdheun, jo me pushkë në dorë, por kemi qenë aktivë.

Ish-kreu i SHISH ka thënë se ka qenë fat i madh të jenë luftëtarë për çështjen e atdheut.

“UÇK-ja na dha rastin që, duke ndihmuar atë, ne të kontribuojmë, të jemi luftëtarë. Nuk luftonim me pushkë në dorë, por kemi qenë aktivë.”

“Fat i madh që neve na u dha rasti të jemi luftëtarë për çështjen e atdheut”

Fatos Klosi: Po të ishte për Rugovën, Kosova akoma do të ishte pjesë e Serbisë

Ai tutje deklaron se:

“Po të ishte për politikën e Rugovës, Kosova sot do të ishte akoma nën Jugosllavi.”

“Po të ishte për Rugovën, nuk do të ishte kjo Kosovë që është sot.
Po të ishte për Rugovën, Kosova akoma do të ishte pjesë e Serbisë”

Ish-shefi i SHIK-ut: Azem Sylën dhe Xhavit Halitin i takova të parët

Ish-shefi i SHIK-ut ka thënë se Xhavit Halitin dhe Azem Sylën takoi të parët, si persona të UÇK-së.