Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Parlamenti holandez kërkon pezullimin e regjimit të vizave nëse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë

Extra AL PVC

Më tetë dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës ka miratuar një Rezolutë, përmes së cilës i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Serbinë, nëse kjo e fundit nuk përputhet me politikën e vizave dhe të jashtme të Bashkimit Evropian.

Propozimi pati mbështetjen e koalicionit qeverisës dhe deputetëve të opozitës.

Ai u dorëzua nga deputetët e dy partive më të mëdha të koalicionit qeverisës, Jeoren van Wijngaarden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) dhe Sjörd Sjördsma nga Demokratët 66. Megjithatë, propozimi u iniciua nga përfaqësuesi i opozitës, Partia Socialiste (PS), Jasper van Dijk.

Deputeti Jeoren van Wijngaarden ka shkruar në Twitter se propozimi i tij mori mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.

“Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk i mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të bëhet një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, ka thënë Van Wijngaarden.

Rezoluta e Parlamentit holandez ka bërë thirrje për pezullimin e regjimit pa viza për Serbinë përmes mekanizmit të frenimit emergjent deri në mars të vitit 2023, “duke pasur parasysh se Serbia po minon gjithnjë e më shumë politikën e jashtme të BE-së për shkak të qëndrimit të saj dashamirës ndaj Rusisë dhe jo- pajtueshmërinë me sanksionet e BE-së, por edhe mos harmonizimin e regjimit të vizave, prandaj gjatë vitit 2022 një numër i madh i migrantëve të parregullt kaluan në BE nga Serbia”.

Sipas Traktatit të Lisbonës, në Bashkimin Evropian ekzistojnë dy lloje të kësaj procedure.

Njëra që lidhet me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe tjetra që zbatohet në fusha të tjera, si bashkëpunimi në luftën kundër krimit dhe sigurimet shoqërore./TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...