Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “100 euro për studentët” Haliti: Krim elektoral, veprim i papranueshëm – organet e rendit duhet të veprojnë

“100 euro për studentët” Haliti: Krim elektoral, veprim i papranueshëm – organet e rendit duhet të veprojnë

Qeveria në detyrë dje, nga mbledhja që u mbajt, nxori disa vendime, njërat ndër to edhe përkrahjen e studentëve me nga 100 euro, shkruan TV Arbëria.

Kjo në publik ka ngjallur shumë reagime.

Në një prononcim për TV Arbëria, në lidhje me këtë temë, ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se këto ndihma për janë në të mirë të tyre, por duhet të bëhen duke u bazuar në ligje dhe jo në ngjyrime politike.

“T’i ndihmosh studentët është humanizëm dhe kontribut për të ardhmen e vendit, por këto ndihma duhet të jenë të bazuara në ligj, dhe këto ndihma pa ngjyrosje politike të kenë kaluar e miratuar sipas ligjit në procedurë të rregullt e me votim në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Haliti ndarjen e mjeteve për studentët e quan veprim elektoral, dhe sipas tij është i papranueshëm.

“Të shpërndash para pak ditë para votimit për zgjedhjet lokale është veprim korruptiv dhe i papranueshëm. Prandaj organet ligjzbatuese duhet të reagojnë dhe keqpërdoruesit e pushtetit që në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me praktikat e ndarjes e miratimit të buxhetit për interesa elektorale e ca vota më shumë, shkelin ligjin dhe korruptojnë votuesit me vendim qeverie,” ka thënë Haliti.

Ndaj kësaj veprimtarie të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti i VV-së, Haliti thotë se duhet të nisin të merren organet ligjzbatuese.

“Përgjegjësia e këtij veprimi e vendimi është e pafalëshme, prandaj kjo praktikë duhet të trajtohet nga organet ligjzbatuese (kuptohet nëse kanë guxim), se për ligj s’ka dyshim që keqpërdorimi e dëm i madh është dhe duhet marrë masa. Është krim elektoral”. /TVARBËRIA