Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se ajo dje ka marrë kërcënime, të cilat u janë dërguar edhe fëmijëve të saj.
Në një postim në Twitter, Trajkoviq thotë se vendndodhja e atyre që dërgonin kërcënimet është identifikuar, pa dhënë më shumë detaje.
“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ajo. /TV Arbëria