Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Strategjia e përbashkët e tregtisë elektorale e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit

Strategjia e përbashkët e tregtisë elektorale e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit

Shkruan: Afrim Kasolli

Para pak çasteve, Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti, ka marr një vendim, sipas të cilit do t’u ndahen nga 100 euro të gjithë studentëve në këtë fillim viti akademik.

Sidoqoftë, kjo shpërndarjeje e mjeteve financiare nga buxheti i shtetit, përpos që po bëhet nga një ekzekutiv i cili nuk ta drejte ta bëjë atë sipas vendimit të Gjykatës Supreme, po ashtu po materializohet pak ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Prandaj, nuk mund të mohohet fakti se ajo e ka shijen e një tregtie elektorale, si përpjekje për ta këmbyer vullnetin politik të kësaj kategorie me para të shtetit. Një akt ky që e dëmton tej mase barazinë e aktorëve që marrin pjesë në këtë garë zgjedhore.

Por për me shumë ajo për nga metoda fqinjeron tej mase me atë të kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të bërë publike ditën e djeshme, për të investuar në komunitetin serb pak ditë para këtyre zgjedhjeve me pretendimin për punesime të reja në komunitetin serb.

Madje para disa muajeve, drejtori

i te ashtuquajtures zyre për “Kosovë dhe Metohi”, Petar Petkovic, kishte njoftuar “se nga vjeshta 2025 do të ofrohen ndihma të reja financiare për serbët në Kosovë, nën pretekstin e një skeme sociale”. Me këtë rast Petkoviq kishte deklaruar “Përveç ndihmës që u japim njerëzve tanë në fillim të vitit, dhe vëmendjes së veçantë ndaj më të cenueshmëve socialë, dhe ndarjes së 20.000 dinarëve për 5.000 persona çdo muaj, ne po prezantojmë një masë tjetër të tillë duke filluar nga vjeshta. Do të ofrojmë një ndihmë mujore prej 20.000 dinarësh për 5.000 persona të tjerë në Kosovë dhe Metohi.”

Me te drejtë këtë “bujari” të shtetit serb shumë kush e kishte parë si një veprim tipik për te korruptuar vullnetin politik te serbëve të Kosovës në favor të Listës Serbe.

Në këtë linjë ndarja e mjeteve financiare nga buxheti i shtetit pikërisht në javën vendimtare të atmosferës elektorale, vetëm sa po deshmon edhe ne kete drejtim se sa shumë ka mësuar politikisht lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga ai serb Aleksandër Vuçiq, për ta perdorur kuletën e përbashkët të shtetit në favor të konsolidimit partiak dhe personal të pushtetit. /TV Arbëria