Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qeveria në detyrë ndan nga 100 euro për studentët

Qeveria në detyrë ndan nga 100 euro për studentët

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për studentë.

Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së sotme.

“Rritjen ekonomike e ndajmë me gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj, sot miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për studentët që i plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet ta enë më të lehtë përballimin e kostove që lidhen me fillimin e ri të vitit akademik. Të dashur studentë sot do të miratojmë përmbushjen e njërit prej premtimeve kyçe, atë për bursën e mobilitetit për studentët bachelor. Masë e përhershme e e mbështetje e vazhdueshme”,tha Kurti.