Analisti Afrim Kasolli, nëpërmjet një statusi në FB, ka treguar se prej se ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, vetëm kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinë, Përparim Rama, ka pasur guxim politik ta vizitoi Shoqatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të diskutoi më përfaqësuesit e kësaj organizatë për mbrojtjen sa më mirë të e vlerave të luftës.
Një gjë të tillë nuk e kanë bërë as kandidati i Partisë Demokratike te Kosovës, Uran Ismaili si dhe as ai Lëvizjes Vetëvendosje Hajrullah Ceku. Kjo indiferencë e tyre mbase rrjedh nga fakti se të njëjtit kanë kalkuluar se mund të humbin vota duke i adresuar shqetësim et e veteranëve.
Për fund Kasolli ka shtuar se kush do ta kishte menduar se do të vjen ajo ditë, që kandidati i PDK-së në kryeqytet, ka frikë dhe trup të identifikohet politikisht dhe publikisht me trashëgimin e UÇK-së, kurse mbrojtësi më i dalluar i kësaj trashëgime të bëhet kandidati i LDK-së./ TV Arbëria