Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Borell i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet e fundit

Borell i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet e fundit

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të de-përshkallëzojnë tensionet e fundit, të ndalojnë konfliktet dhe t’i kthehen dialogut.

“Bashkimi Evropian i kërkon fuqimisht Kosovës dhe Serbisë që të de-përshkallëzojnë konfliktet e tyre të fundit”, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, raporton Reuters.

Ai tha se palët duhet t’i kthehen bisedimeve dhe gjetjes së mënyrave për t’i dhënë fund përplasjeve në rrugë dhe vendosjen e barrikadave.

Serbët në veri të Kosovës, të cilët po protestojnë për arrestimin e ish-polici Dejan Pantiq, janë ende në barrikada.

Edhe veriu i Kosovës është i bllokuar nga policia e Kosovës dhe nuk mund të kalosh as këmbë nëpër vendkalimet administrative Bërnjak dhe Jarinje.  /TV Arbëria

Powered by WordPress