Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kryeimami Tim Shkupi: Nuk ka Allah në Kuran – Organizimi i Hoxhollarëve, kërcënim për shqiptarët

Kryeimami Tim Shkupi: Nuk ka Allah në Kuran – Organizimi i Hoxhollarëve, kërcënim për shqiptarët

Kryeimami Tim Shkupi vjen në një intervistë ekskluzive në TV Arbëria me shumë deklarata të pathëna deri më tani.

Ai në një intervistë në Arb Debat me Rid Berisha thotë se fjala “oslam” në Kuran nuk ekziston.

“Kërkun në kuran nuk e ki që munesh me u martu me katër gra, por këta e kanë ligj me u martu me katër gra“

“Feja islame ekziston por nuk është e Kuranit, fjalë islam në Kuran nuk ka. Është eslam”

Tim Shkupi: Ska emër Allah në Kuran

Sipas tij as emri Allah nuk ekziston në Kuran.

“Thojnë Allahu ka fol arabisht, ska emër Allah në Kuran, a e din që ska. 28 germa i ka Kurani prej atyre 28 germave nuk ka ll në Kuran. Qysh ka me pas emër Allah.”, deklaron Tim Shkupi në TV Arbëria.

Shokon Tim Shkupi: Mbi 25 mijë nxënës në Kosovë në vit, përgatiten me qenë jeniçerë sulltani

“Në Kosovë 25 mijë nxënës përgatiten me qenë jeniçerë sulltani. 25 mijë nxënës në vit dalin me këtë programim. Edhe Kosova ka me ja pa sherrin nëse nuk marrin masa institucionet e shtetit.
25 mijë nxënësa dalin në vit me këtë bindje të hoxhollarëve”

“Organizimi i hoxhollarëve është kërcënim i drejtpërdrejtë kundër shqiptarëve.”, ka deklaruar Tim Shkupi mes tjerash.