Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lushtaku: Takimet tona me qytetarë ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve për një Skenderaj më të zhvilluar

Lushtaku: Takimet tona me qytetarë ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve për një Skenderaj më të zhvilluar

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, tha se në kuadër të agjendës ditore sot ka takuar qytetarë të lagjes 6 të qytetit, mësimdhënës nga shkolla të ndryshme si dhe pensionistë të kësaj komune.

“Bashkëbiseduam hapur me të gjithë, ku dëgjuam idetë dhe kërkesat për projekte të reja që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Angazhimi dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në takimet tona ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve për një Skenderaj më të zhvilluar e më pranë qytetarëve”.