Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Guvernatori e trash kuletën për vete, kurse për qytetarët rriten normat e interesit

Guvernatori e trash kuletën për vete, kurse për qytetarët rriten normat e interesit

Përgatiti: Afrim Kasolli

Kohën e fundit mediat kanë raportuar se si shumica e institucioneve financiare në Kosovë i kanë rriturat normat e interesit bankar. Ato kanë shkuar nga 7.8 për qind për individët në mbi 10 për qind për bizneset. Për më shumë, po ashtu kohën e fundit ka rënë edhe dhënia e kredive, duke i vështirësuar edhe më shumë kushtet e bizneseseve dhe qytetarëve të Kosovës për kapital financiar.

Madje kjo rritje e normave të interesit ka qenë konstante gjatë viteve të fundit, shkruan mediumi Evropa e Lirë. Në vitin “2020 vlera e kredive ishte 3.2 miliardë euro, kurse norma e interesit 6 për qind. Në vitin 2021 vlera 3.70 miliardë kurse norma e interesit në 5.9 për qind. Në vitin 2022, 3.3 miliardë euro me norma të interesit në 6.1 për qind. Në vitin 2023  kjo vlerë kapi shifrën në 4.9 miliardë euro, kurse norma e interesit 6.7 për qind. Në vitin 2024, 5.8 miliardë me norma të interesit 6.4 për qind. Dhe në vitin 2025 deri në muajin korrik, vlera e kredive ka arritur në 6.4 miliardë, kurse norma e interesit në 6.38 për qind”.

Njohësit e jetës ekonomike i kanë specifikuar disa faktorë që kanë ndikuar në këtë rritje normave të interesit, sikur se “politikat e Bankës Qendrore të Kosovës, inflacionin dhe krizën institucionale”.

Megjithatë pikërisht në kohën kur qytetarët e Kosovës presin ndryshim të politikave të  Bankës Qëndrore që do të ndikonte në krijimin e kushteve më të favorshme për qasje kredi financiare, Guvernatori i këtij institucioni, Ahmet Ismaili, ka vendosur ta trash kuletën për vete, duke e ngritur rrogën e tij personale nga “4300 euro në 4792 euro në muaj”, nën arsyetimin e “përshtatjes së modelit dhe indeksimit që reflekton pjesërisht inflacionin”

Duke iu referuar këtij paradoksi, ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, sot nëpërmjet rrjetit të social facebook ka shkruar, se është obligim i Guvernatorit ta dal me shpjegime para opionit publik “se pse nuk po ulen normat e interesit nga këto institucione, kur BQK dhe ai vetë ripërsërisin frazën e mërzitshme se “sistemi financiar i Kosovës është stabil dhe i kapitalizuar mirë, se norma e kredive joperformuese ka rënë nën 2%.” Dhe e dyta “pse bankat komerciale i ngarkojnë klientët me tarifa të larta për mbajtjen e llogarisë rrjedhëse?  Nëse shteti e detyron secilin qytetar që pagesat të procesohen vetëm përmes llogarive bankare, atëherë shteti është i detyruar ta rregullojë këtë lloj tregu, duke mos e lënë përcaktimin e tarifave në mëshirën e tregut të lire”.

E në mungesë të shpjegimeve të tilla dhe veprimeve për t’i korrigjuar padrejtësitë që po shtresohen nga ky sektor, duket që qytetarët e Kosovës do të detyrohen te jetojnë nën presionin ekonomik gjithnjë e më të madh të normave të interesit, rritjes së fitimit nga bankat për vete si dhe  një guvernatori gjithnjë e më pasur personalisht.