Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Berisha viziton Shoqatën e të Verbërve, flet për sigurimin e syzeve të mençura për ta

Berisha viziton Shoqatën e të Verbërve, flet për sigurimin e syzeve të mençura për ta

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinë, Bekë Berisha zhvilloi sot një vizitë në Shoqatën e të Verbërve, organizuar nga Anton Prekaj, ku u prit nga kryetari Daut Tishuki.

Gjatë takimit u diskutua për përmirësimin e kushteve të shoqatës, përfshirë renovimin e objektit, rritjen e të hyrave, mundësitë për punësim dhe zbatimin e Ligjit për të Verbërit.

Temë e veçantë ishte edhe sigurimi i syzeve të mençura dhe përfshirja në aktivitete sportive si shah, judo dhe goalball. Në fund, Berisha u falënderua me një dhuratë simbolike nga Geart Kuqi.