Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Veteranët e UÇK-së nga Drenica ngritin flamurin kombëtar në vendin ku ra dëshmor, Mujë Krasniqi dhe 40 ushtarët e tij në Pashtrik

Veteranët e UÇK-së nga Drenica ngritin flamurin kombëtar në vendin ku ra dëshmor, Mujë Krasniqi dhe 40 ushtarët e tij në Pashtrik

Një grup veteranësh të UÇK-së, kryesisht nga rajoni i Drenicës, kanë ngritur sot një shtizë të gjatë metali me flamurin kombëtar në Bjeshkët e Pashtrikut, atje ku ranë heroikisht 41 dëshmorët e kombit në krye me komandant, Mujë Krasniqin “Kaquçi”.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Xhevdet Qeriqi, Muhamet Kuka e shumë veteranë tjerë.

Postimi i plotë i Qeriqit:

Po afrohet 14 Dhjetori, Përvjetori i 24- të i rënjes të 41 Dëshmorëve të kombit.

Në prag të këtij përvjetori, sot bashkë me bashkëluftarët Xhevdet Topalli Muhamed R Kuka Gazmend Nebihu Sefedin Istogu Mehmet Gradica Avdullah Leci dhe shoku i ynë Idriz Gashi e vendosëm një shtizë të gjatë me flamurin kombëtar, pranë pllakës të Dëshmorëve.

Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e rënë në këtë betejë në krye me komandant Mujë Krasniqi KAPUQI 🇦🇱

/TV Arbëria

Powered by WordPress