Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës. Grubi e ka quajtur shqetësuese situatën atje.
Ai ka kërkuar që të shmangen veprimet dhe retorika provokuese.
“Shqetësuese situata e sigurisë në Veri të Kosovës pas vendosjes së barrikadave, shpërthimeve, sulmeve ndaj policisë së Kosovës dhe forcave ndërkombëtare të EULEX-it nga grupe kriminele. Rrethana të papranueshme që synojnë destabilizimin dhe dezorientimin tendencioz të mbarë rajonit dhe që duhen ndaluar urgjentisht përmes dialogut dhe racionalitetit. Të shmangen veprimet dhe retorika provokuese, të përforcohet angazhimi për zgjidhjen e kontestit mes dyja vendeve përmes njohjes së ndërsjellë dhe të shënohet progres i përbashkët në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Grubi.
/TV Arbëria