Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj: Beogradi urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse

Haradinaj: Beogradi urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve.

Haradinaj nëpërmes një reagimi në Facebook ka theksuar se Sulmet e grupeve kriminale ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Reagimi i plotë:

Sulmet e grupeve kriminale ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon!

Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë.

Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve!

Luftërat ne Ballkan janë kapitull i mbyllur!  /TV Arbëria

Powered by WordPress