Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kosovë: Mbi 8,300 zjarre të regjistruara nga janari deri në gusht 2025

Kosovë: Mbi 8,300 zjarre të regjistruara nga janari deri në gusht 2025

Kosova përballet me mbi 10 mijë intervenime të zjarrfikësve në 8 muajt e parë të vitit

Gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti, 2025, Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Kosovë (NjPZSH) kanë realizuar gjithsej 10,660 intervenime, ku pjesa më e madhe prej tyre kanë qenë përballje me zjarre të llojeve të ndryshme, shkruan TV Arbëria.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), 8395 prej intervenimeve kanë qenë zjarre, që përbëjnë pjesën më të madhe të reagimeve të NjPZSH-së. Krahas tyre, janë evidentuar edhe:

995 shërbime të ndryshme,

951 intervenime teknike,

178 aksidente rrugore,

77 alarme të rreme, dhe

64 raste vërshimesh apo thithje uji.

Prishtina, regjioni më i prekur nga zjarret

Në ndarjen sipas regjioneve, regjioni i Prishtinës mban numrin më të lartë të zjarreve me 2291 raste, i ndjekur nga:

Mitrovica – 1507 zjarre,

Gjilani – 1308 zjarre,

Ferizaj – 1027 zjarre,

Gjakova – 894 zjarre,

Prizreni – 706 zjarre,

Peja – 662 zjarre.

Këto shifra theksojnë rritjen e ndjeshme të rasteve të zjarreve, sidomos gjatë sezonit të verës, dhe ngrejnë nevojën për më shumë investime në kapacitetet zjarrfikëse dhe vetëdijesim të qytetarëve për parandalimin e zjarreve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat rurale dhe pyjore, ku rreziku nga zjarret është më i lartë. /TV Arbëria