Mazreku: Kuvendi duhet të kultivojë debat të qytetëruar – kjo i duhet çdo komune
Duke folur për sjelljen e asambleistëve dhe rëndësinë e kulturës demokratike në vendimmarrje, Valon Mazreku në emisionin N’Pult në TV Arbëria, thekson se kjo është vlerë që i nevojitet çdo Kuvendi, jo vetëm atij të Malishevës.
“Ajo që konsideroj që është njerëzore dhe që i duhet Kuvendit të Komunës, jo vetëm të Malishevës por secilit Kuvend, është kultura që e transmetojnë asambleistët gjatë seancave të Kuvendit.”
Mazreku: Të gjitha projektet e nisura nga kryetari Kastrati, kanë pas një qëllim të vetëm, qytetarin e Malishevës
Mazreku tha se të gjitha iniciativat dhe projektet që janë propozuar nga kryetari Ekrem Kastrati, kanë pasur në fokus interesin qytetar dhe përmirësimin e jetës së banorëve të Malishevës.
“E gjithë puna dhe të gjitha çështjet të cilat janë ngrit nga kryetari Ekrem Kastrati e kanë pas një qëllim të vetëm, qytetarin e Malishevës dhe projektet të cilat kanë me i shërby qytetarit të Malishevës. Kuvendi i ka shërby qytetarit.”
Çështja e ujit – është bërë temë politike për interesa elektorale
Sipas Mazrekut, debati për mungesën e ujit është keqpërdorur nga disa kandidatë për kryetar, të cilët sipas tij po e përdorin si temë për të marrë vota.
“Kam pa shumë debate që është bërë një temë e jashtëzakonshme çështja e ujit. Sinqerisht, mu më vjen keq kur temën e ujit disa prej kandidatëve për kryetar e kanë ba kalkulim votash. Kjo është për me të ardh keq”
Mazreku: Kryetari Kastrati ka kërkuar zgjidhje, por komuna nuk ka marrë mbështetje nga qeveria
Ai shtoi se përkundër përpjekjeve për ta zgjidhur problemin e ujit përmes burimeve të tjera, qeveria nuk i ka dalë në ndihmë komunës.
“Kryetari Kastrati ka kërku fonde, ka kërku zgjidhje për me rregullu çështjen e ujit. Mënyra ma e mirë ka qenë me u furnizu me ujin e pijshëm përmes liqenit të Radoniqit apo kru Gjakovës. Komuna nuk ka gjetë mbështetje përmes fondit qeveritar”
“Na i bllokuan fondett”, Mazreku kritikon qeveritarët: U kujtuat për mungesën e ujit vetëm kur ju duhen votat – kalkulim me votë, mashtrim ndaj vet qytetarit
Ai kritikoi ata që kanë qenë pjesë e qeverisë për disa vite dhe tani, sipas tij, po përdorin mungesën e ujit si mjet manipulimi për fushatë.
“Edhe mu më vjen keq se si vijnë e kalkulojnë për vota. Pra, nëse ti e ke ditë se si qytetarët e Malishevës, qe katër vite ose pesë, je kanë pjesë e qeverisë së Republikës së Kosovës, edhe sot të ka ra ndër mend që s’paska ujë Malisheva, atëherë unë nuk di me thanë emër tjetër veçse votë, kalkulim me votë, mashtrim ndaj vet qytetarin”. /TV Arbëria