Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Kushtrim Ajvazi paralajmëron bizneset: Çmimi i energjisë nga nesër deri në 500 € për MWh

Kushtrim Ajvazi paralajmëron bizneset: Çmimi i energjisë nga nesër deri në 500 € për MWh

Eksperti financiar, Kushtrim Ajvazi ka bërë një reagim në rrjetin social për bizneset, posaçërisht për kompanitë prodhuese, duke paralajmëruar për rritje enorme të çmimit të energjisë elektrike me uljen e temperaturave.

Ai ka theksuar se sipas ekspertëve të energjisë, nesër në intervalin kohor 18:00 – 20:00, çmimi për 1 MWh pritet të arrijë deri në 500 euro.

“Për të shmangur kosto të larta, rekomandohet që brenda këtij intervali bizneset prodhuese të shqyrtojnë mundësinë e ndaljes së prodhimit ose të marrin masa të përshtatshme për menaxhimin e konsumit”, thuhet në reagimin e tij.

Ajvazi shtoi se me hyrjen në sezonën e dimrit, bizneset duhet të përgatiten për lëvizje të çmimeve dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre në mënyrë sa më efikase.

Postimi i plotë”

Njoftim i rëndësishëm për bizneset, posaçërisht prodhuesit!
Me uljen e temperaturave është vërejtur rritje enorme e çmimit të energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve të ndërrimit të dytë të punës në kompanitë prodhuese.
Sipas ekspertëve të energjisë, nesër në intervalin 18:00 – 20:00 çmimi për 1 MWh pritet të arrijë deri në 500 €.
Për të shmangur kosto të larta, rekomandohet që brenda këtij intervali bizneset prodhuese të shqyrtojnë mundësinë e ndaljes së prodhimit ose të marrin masa të përshtatshme për menaxhimin e konsumit.
Jemi duke hyrë ne sezonën e dimrit andaj duhet të përgatiteni për lëvizje të çmimeve.