Në një bankë në Prizren është raportuar se klientë të ndryshëm kanë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të false.
Në raportin policor thuhet se të hollat janë konfiskuar nga ekipi i forenzikës.
“Më 29.09.2025 ankuesi mashkull kosovar përfaqësues i një banke, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës, rasti në procedure hetimore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.