Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalikuar një person të zhdukur.
Personi i zhdukur është Beqir (Shaqir) Maloku, rreth 68 vjeçar nga fshati Staradran të Istogut.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e tyre.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
-192 dhe 080019999 (pa pagesë)
-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
-E-mail adresa: [email protected]