Një aksion është zhvilluar sot në tregun e Gjakovës ku është konfiskuar peshku i paligjshëm.
Federata e Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK) ka bërë të ditur se ky operacion është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut, me qëllim ndalimin e shitjes së peshkut të egër dhe jashtë sezonit.
“Ky aksion kishte për qëllim mbrojtjen e ligjshmërisë dhe respektimin e rregulloreve që ndalojnë shitjen e paligjshme të peshkut. Shprehim falënderim për Policinë e Kosovës për asistencën dhe bashkëpunimin profesional”, thuhet në njoftimin e tyre.